75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / MSH

“Mezi e pres bashkëpunimin tonë”, ambasadori i ri i BE-së takohet me Kurtin

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot për herë të parë me kryeministrin Albin Kurti, prej kur e mori detyrën.

Në një postim, Orav shkroi se ishte nder të takohej me Kurtin, të cilit i përsëriti mbështetjen e BE-së për rrugën e Kosovës.

Ambasadori europian shprehu gjithashtu gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës, për avancim të marrëdhënieve Kosovë-Be, shkruan Indeksonline.

“Ishte nder të takohem me kryeministrin Albin Kurti sot, për të përsëritur mbështetjen e fortë të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në.

Shpreha gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë. Mezi e pres bashkëpunimin tonë!” shkroi Orav.

Orav u caktua si pasardhës i Tomas Szunyog, më 27 korrik, ndërkaq detyrën zyrtare në Kosovë e nisi, më 1 shtator./Indeksonline/