75 Mall Live Search
16:00 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / mp

Dështon asfaltimi i disa lagjeve në veri të Mitrovicës për mungesë parash

Komuna e Mitrivicës veriore e ka anuluar projektin për asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve dhe rrugicave në qytet në këtë projekt ishte paraparë asfaltimi në lagjet “Kodra e Minatorëve”, “Bergjan”, “Kroi i Vitakut” dhe “Tre rokaqiejtë”, raporton Indeksonline.

Sipas njoftimit projekti është anuluar për shkak se ofertuesit kishin ofertuar me cmim më të lartë se buxheti i paraparë.

Në bazë të të dhënave  në dosjen e tenderit të publikuar në platformën online E-prokurimi dy grupet e operatorëve kishin ofertuar me vlerën 852 mijë euro, ndërsa grupi tjetër  i operatorëve kishte ofertuar me vlerën 754 mijë euro.

Ky projekt ishte pjesë e memorandumit me Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës me Komunën e Mitrovicës Veriore.

Ndërsa sipas të dhënave për këtë projekt mjete të dedikuara ishin 774,588.00./Indeksonline/

Dokumenti: