Aksidenti në Gllarevë, tre të lënduar nisen drejt emergjencës (Foto)

Tre persona janë lënduar në aksidentin e ndodhur në mesditë në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Gllarevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës, Në këtë aksident kanë qenë të involvuara tri automjete. Të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare”, ka thënë Gashi.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit./IndeksOnline/