Kjo është situata momentale në pikën e kalimit kufitar në Merdar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se aktualisht pritja për të dalë nga pika kufitare në Merdar është 20 minuta ndërsa te Dheu i Bardhë rreth 15 minuta.
Ndërsa në pikat e tjera të kalimit kufitar nuk ka pritje, transmeton IndeksOnline.
Përditësimi i të dhënave nga QKMK-ja është bërë rreth orës 10:00.
Kryetari i së ashtuquajturës “Shoqata e Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se sot do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.
Siç raportojnë mediat serbe Rojeviq se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendëse të qytetarëve nga Kosova dhe se katër nga pesë vendkalimet kufitare nga drejtimi i Serbisë Qendrore dhe Malit të Zi do të bllokohen.
“Bllokada do të fillojë në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës. Gjithashtu kërkojmë që KFOR-i të merr kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai./IndeksOnline/