75 Mall Live Search
18:19 / E Premte, 06 Shtator 2024 / Gj. Sh

Po shkëlqen te City por Haalandit nuk po ja do te Norvegjia, barazon me Kazakistanin

Erling Haaland është një nga futbollistët më të mirë në botë momentalisht.

Ai po shkëlqen edhe këtë fillim sezoni me Manchester Cityn, por paraqitjet e tij për kombëtaren e Norvegjisë janë larg asaj te kampioni anglez, shkruan IndeksOnline.

Norvegjia sot luajti ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kombeve, por nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 me Kazakistanin.

Erling Haaland edhe pse ishte në lojë që nga fillimi, nuk arriti të lejë shenjë në këtë përballje.

Madje ai ishte futbollisti me notën më të vogël në ndeshje./IndeksOnline/