75 Mall Live Search
23:16 / E Premte, 06 Shtator 2024 / MSH

Qeveria mblidhet “online” për të emëruar një Komision

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike.

Pika e vetme e rendit të ditës në këtë mbledhje “online” ishte emërimi i Komisionit ad-hoc që ka të bëjë me Agjencinë e Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

Komisioni ad-hoc u emërua për pranim të pozitës së kategorisë së lartë drejtuese, drejtor ekzekutiv, në këtë Agjenci, shkruan Indeksonline.

Në njoftim zyrtar të qeverisë nuk u bë e ditur lista e kandidatëve për këtë pozitë./Indeksonline/