Të paktën 48 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne në Nigeri

Mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën 48 persona kanë humbur jetën pasi një cisternë karburanti shpërtheu sot pas një përplasjeje me një automjet tjetër në Nigeri.
“Numri i të vdekurve është 48”, konfirmoi zëdhënësi i guvernatorit të shtetit të Nigerisë në një deklaratë për mediat.
Shpërthimi ndodhi kur një cisternë e ngarkuar me benzinë u përplas me një kamion që transportonte bagëti dhe tregtarë në distriktin Angei në shtetin veri-qendror të Nigerit.
Kështu bëri të ditur kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave Shtetërore të Nigerisë, Abdullahi Baba Arah.
Ai tha se ekipi i reagimit të shpejtë të agjencisë (RRT) tashmë po kryen operacionin e kërkimit dhe reagimit në vendngjarje.
Guvernatori i shtetit të Nigerisë, Mohammed Umaru Bago, e përshkroi incidentin si fatkeq, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet dhe komunitetet e viktimave.