75 Mall Live Search
09:44 / E Hënë, 09 Shtator 2024 / k.v

Arrestohen tre persona në kryeqytet, ishin të armatosur

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë copë fishekë  dhe një thikë, transmeton IndeksOnline.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Arrestimi i të dyshuarve është kryer të dielën rreth orës 18:00./IndeksOnline/