75 Mall Live Search
09:30 / E Martë, 10 Shtator 2024 / L K

Katër lojtarë të Kombëtares pezullohen përjetë për trukim ndeshjesh!

Shoqata Kineze e Futbollit pezulloi përgjithmonë 43 persona për baste dhe trukime ndeshjesh, duke përfshirë tre ish-lojtarë të kombëtares kineze dhe lojtarin e kombëtares së Koresë së Jugut, Son Jun-ho.

Lajmi erdhi disa orë para ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2026 midis Kinës dhe Arabisë Saudite.
Federata Kineze e Futbollit ka akuzuar mesfushorin korean, Son Jun-ho, i cili luajti për Shandong Taishan në Ligën kineze, për pjesëmarrje në trukime ndeshjesh dhe marrje ryshfeti.

Ish-lojtari i Kombëtares Kineze, Jin Jingdao, i cili gjithashtu ka luajtur për Shandong Taishan, është gjithashtu në listën e dënimeve të përjetshme.

Vitet e fundit, Pekini ka rritur luftën kundër korrupsionit në sportet kineze, veçanërisht në futboll, dhe ka burgosur disa zyrtarë të rangut të lartë.

Në mars, ish-presidenti i Federatës Kineze të Futbollit, Chen Xuyuan, u dënua me burgim të përjetshëm për marrje ryshfeti, ndërsa ish-zëvendëspresidenti Li Yuyi u dënua me 11 vjet burgim në gusht, gjithashtu për marrje ryshfeti./Indeksonline/