75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 10 Shtator 2024 / L K

De Bruyne kërcënon se mund të lërë Këmbëtaren belge: Nuk luhet më kështu!

Portali belg HLN raporton se Kevin de Bruyne kërcënoi të largohej nga Kombëtarja pas një paraqitjeje zhgënjyese dhe humbjes ndaj Francës (2:0) në Ligën e Kombeve.

De Bruyne s’e ka fshehur zhgënjimin as në intervistën pas ndeshjes.

“Ia kam thënë edhe skuadrës, këtu gjërat po shkojnë keq. Mund ta pranoj që nuk jemi aq mirë sa në 2018, por gjëra të tjera janë të papranueshme. Kemi luajtur me gjashtë futbollistë në mbrojtje. Nuk kishte asnjë lidhje mes linjave. Nuk ka të bëjë me tranzicionin, ka të bëjë me njerëzit që nuk i bëjnë detyrat e shtëpisë” ka thënë De Bruyne.

“Ai është kapiteni ynë dhe ka një mentalitet të fortë fitues, kështu që mund të reagojë edhe emocionalisht”, tha Tedesco, selektori i Belgjikës./Indeksonline/