75 Mall Live Search
11:26 / E Martë, 10 Shtator 2024 / LB

Bie poshtë kërkesa e Haxhi Shalës për mbrojtjen e ligjshmërisë së mbajtjes në paraburgim

Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara të Kosovës e ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.

Në njoftim thuhet se vendimi është marrë të hënën nga paneli i Gjykatës Supreme i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen.

“Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Gjykatëses së Procedurës Paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe Panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin”.

Haxhi Shala, Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi akuzohen për pengim të administrimit të drejtësisë dhe pengim të personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.