75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 10 Shtator 2024 / S Z

A do të shkojë Putin në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork? Kremlini zbulon vendimin

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që zhvillohet në Nju Jork.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, SHBA-ja nuk është destinacioni më i mirë për udhëtim në këto kohë për liderin rus, shkruan A2-shi.

“Putin nuk ka udhëtuar vitet e fundit. Dhe SHBA-ja si një vend që nuk i përmbush detyrimet e veta në mënyrën më të mirë, si shteti ku ndodhet selia e OKB-së, nuk është destinacioni më i mirë i udhëtimit për momentin”, tha Peskov, transmeton RIA.

Putin ka miratuar më parë përbërjen e delegacionit rus prej dhjetë personash që do të marrin pjesë në seancën e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila do të mbahet më 22 dhe 23 shtator në Nju Jork, raporton A2-shi.

Delegacioni që do të mbërrijë në SHBA do të kryesohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.