75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 11 Shtator 2024 / L K

Përse mbështetja e Taylor Swiftit ka rëndësi për Kamala Harrisin

Një histori dashurie politike u zhvillua të martën në mbrëmje, teksa Taylor Swift i “plotësoi ëndrrën” Kamala Harris duke e mbështetur atë si kandidate për presidente.

Menjëherë pas debatit presidencial mes dy kandidatëve (Donald Trump dhe Kamala Harris) për zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, në një postim në Instagram, Swift e quajti Harrisin një “lidere të talentuar”.

Artistja me famë botërore e di shumë mirë se miratimi i saj, i postuar për më shumë se 284 milionë njerëz që e ndjekin në rrjetin social, mund të bëjë diferencën në zgjedhje.