Qeveria miraton programin kombëtar për mbrojtjen gjithëpërfshirëse

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën programin kombëtar për mbrojtjen gjithëpërfshirëse.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky program ka për qëllim të ndërtojë qëndrueshmëri kombëtare për reagimin dhe rimëkëmbjen e popullsisë në raste të fatkeqësive natyrore a sulmeve të armatosura.
Ai shtoi se ky program u hartua bazuar në sisteme të ngjashme që aplikohen në vende të ndryshme të NATO-s.
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se ky sistem mundëson që qytetarët të kenë rolin tyre në sistemin tonë të mbrojtjes dhe sigurisë.