75 Mall Live Search
19:32 / E Mërkurë, 11 Shtator 2024 / Gj. Sh

U lëndua me Algjerinë, Bennacer do ti mungojë Milanit deri në vitin 2025

Futbollisti i Milanit, Ismael Bennacer do të jetë jashtë fushave deri në vitin 2025.

Mesfushori 26-vjeçar, pësoi një lëndim deris po luante me Algjerinë, kundër Guines Ekuatoriale, shkruan IndeksOnline.

Ai iu nënshtrua testeve mjekësore sot që zbuluan një çarje të rëndë në muskulin e pulpës së djathtë.

Bennacer dje u pa në një karrike me rrota, duke mos mundur të ecte pas lëndimit të pësuar disa ditë më parë.

Ai do të jetë një munges e madhe për Milanin dhe trajnerin Paulo Fonseca./IndeksOnline/