Llapi e zyrtarizon shitjen e Ilir Krasniqit, transferohet në Ukrainë

Ilir Krasniqi është largimi i radhës nga Llapi.
Skuadra nga Podujeva, ka njoftuar se mbrojtësi kosovar është shitur në Ukrainë, te skuadra e Kolos Kovalivka, shkruan IndeksOnline.
Krasniqi ishte pjesë e Llapit për tri vite e gjysmë, ku arriti të fitojë dy herë Kupën e Kosovës dhe një trofe të Superkupës.
Ai ka bërë 121 paraqitje me fanellën e Llapit, duke shënuar edhe 4 gola dhe ka bërë 4 asistime.
”Klubi Futbollistik Llapi zyrtarizon marrëveshjen e arritur me klubin Kolos Kovalivka për transferimin e mbrojtësit të qendrës, Ilir Krasniqi.
Pas disa ditësh bisedime me klubin ukrainas, marrëveshja është zyrtarizuar brenda afatit kohor të transferimeve dhe Krasniqi do vazhdoj karrierën në klubin Kolos Kovalivka.
Lideri i vërtetë i KF Llapi dhe tashmë edhe Kombëtares së Kosovës, i cili për më shumë se tri vite e gjysmë si bardhekaltër, ka kontribuuar me 121 paraqitje, 4 gola 4 asistime.
Ai po largohet nga shtëpia llapjane, si fitues i Kupës së Kosovës në dy edicione rresht (2020/21, 2021/22) dhe Superkupës së Kosovës (2020/21), kurse në edicionin e fundit kontribuuoi që skuadra të dal nënkampion i Albi Mall Superligës.
Është koha që ai të shijoj karrierën jashtë Kosovës, e që nuk kemi fare dyshim që edhe në klubin e ri do shkëlqej me paraqitje.
Të gjithë anëtarët e KF Llapi urojnë Krasniqin për transferimin e tij si dhe i dëshirojnë shumë suksese në klubin e ri, Kolos Kovalivka.
Paq fat, Ilir Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Llapit./IndeksOnline/