Horoskopi i 12 shtatorit – ky është parashikimi i yjeve

Dashi
Ditë përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni më shumë rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka të vogla që keni pasur. Beqarët nuk do kenë fat dhe do iu rëndojë shumë vetmia. Financat duhet menaxhuar me shumë kujdes dhe maturi. Merkuri do iu gjendet pranë në çdo moment dhe nuk do iu lërë të shpenzoni pa u menduar.
Demi
Sektori i dashurisë në çift do shkojë më së miri gjatë kësaj ditë. Përgatitni një darkë romantike me qirinj dhe muzikën tuaj të preferuar nëse doni që t’iu duket vetja si në ëndërr. Marrëdhënia e beqarëve me personat e seksit tjetër nuk do jetë e mirë. Edhe sot do qëndroni vetëm. Në planin financiar do kryeni investime dhe situata do jetë e qëndrueshme.
Binjakët
Dita e sotme nuk do jetë e favorshme për jetën sentimentale të çiftëve. Ka rrezik që disa edhe ta tradhtojnë atë që kanë në krah dhe më pas t’i japin fund lidhjes që kanë krijuar. Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit. Beqarët edhe pse do kërkojnë shumë nuk do e gjejnë personin që iu përshtatët më shumë. Financat nuk do jenë të këqija. Përfitoni!
Gaforrja
Neptuni do ndikojë më së shumti sot në jetën tuaj në çift dhe do kaloni një ditë mjaft delikatë. Mos kërkoni të impononi mendimin tuaj për gjithçka sepse do përballeni me probleme të mëdha. Nëse jeni ende vetëm, edhe sot do e keni të vështira ta gjeni atë qe kërkoni. Në planin financiar do bëni çmos ta mbroni sa me shumë buxhetin. Do ia dilni mbanë.
Luani
Jo vetëm qe dita e sotme do jetë shumë e bukur për të dashuruarit, por edhe pasioni do jetë i zjarrtë. Pas një periudhe të qetë, do ripërjetoni emocione pa mbarim. Beqarët do kalojnë një ditë të zakonshme dhe nuk serish nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Nëse iu dalin probleme në planin financiar nuk duhet të alarmoheni, por duhet të zgjidhni gjithçka me kujdes.
Virgjëresha
Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për të gjitha problemet qe keni pasur në çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni me optimistë për të ardhmen. Beqarët do kenë disa takime, por fale tyre mund të linin vetëm dashuria kalimtare. Planetët do jenë në anën tuaj në planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Shfrytëzojeni këtë mundësi!
Peshorja
Kur behet fjale për ta mbrojtur dashurinë tuaj dhe atë qe keni në krah, ju jeni mjaft luftarake dhe nuk toleroni aspak. Sot do e tregoni këtë gjë. Beqarët do ndikohen mjaft nga Hëna dhe nuk do kenë aspak dëshirë për të bere njohje të reja. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me probleme serioze. Merrni masa sa me shpejt dhe mos i besoni askujt.
Akrepi
Ata qe kanë pasur zënka me partnerin kohet e fundit do pajtohen gjatë kësaj dite dhe në mbrëmje do kalojnë momente më të bukura. Yjet do jenë gjatë gjithë kohës në anën tuaj. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë të gjitha atyre qe do i ngacmojnë sot sepse do lëndohen. Në punë nuk ka ardhur ende koha të merrni vendime të rëndësishme apo të nënshkruani kontrata.
Shigjetari
Të shumtë do jenë yjet qe do krijojnë turbullira në jetën në çift gjatë kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungoje qëndrueshmëria dhe do keni probleme të mëdha. Beqarët do kenë pak mundësi të takojnë personat e duhur, megjithatë nuk duhet ta humbin shpresën deri në minutën e fundit. Në planin financiar ka ardhur koha të ndiqni një strategji strikte.
Bricjapi
Fale influencës shumë të madhe të Plutonit, jeta në çift as për ju nuk do jetë e qetë. Do keni ide të ndryshme me partnerin dhe disa mund të shkojnë deri atje sa ta tradhtojnë atë qe kanë në krah. Kujdes! Beqarët duhet ti marrin gjerat si t’iu vijnë, pa kërkuar asgjë me ngulm. Ka mundësi qe buxheti juaj tre filloje të përmirësohet qe sot. Përfitoni për të hequr disa lek mënjanë.
Ujori
Sektori i dashurisë do vazhdoje të jetë i mbrojtur nga yjet gjatë kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do keni asnjë kontradiktë. Për beqarët do ketë takime premtuese të cilat nuk duhen humbur në asnjë mënyrë. Në planin financiar do keni disa tronditje të vogla, por probleme të mëdha nuk do ketë. Shpenzimet duhet t’i pakësoni.
Peshqit
Nëse kohet e fundit jeni përballur me një situatë të vështirë në çift, sot do i shikoni gjerat më me qartësi. Situata do filloje të stabilizohet pak nga pak. Beqarët do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse iu pëlqejnë ose prisni ende për një lidhje serioze. Në planin financiar do e dini mire çfarë hapash të hidhni qe situata të mos përkeqësohet.