75 Mall Live Search
08:32 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / AR

Taylor Swift “bomba” e eventit MTV VMA 2024

Yjet më të mëdhenj të muzikës u panë teksa shkonin për në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards në UBS Arena në Long Island, Nju Jork, natën e mbrëmshme.

Taylor Swift zgjodhi veshjen të përbërë nga një gjysmë e verdhë dhe e zezë dhe fund të hapur duke zbuluar pantallona të shkurtra që përputheshin me çizmet e saj deri te kofshët dhe dorezat me lidhëse, transmeton Indeksonline.

Taylor, 34 vjeçe, ka veshur Dior Resort 2025, me bizhuteri Lorraine Schwartz, duke përfshirë një palë vathë diamanti të verdhë në formë dardhe 30 karat.

Taylor Swift në Dior Resort 2025

Sabrina Carpenter, 25 vjeçe, e mori si inspirim Marilyn Monroe me fustanin e saj të shkëlqyeshëm ngjyrë argjendi.

Sabrina Carpenter në Bob Mackie të cilësisë së mirë

Katy Perry 39 vjeçe, ka vënë në pah barkun të sheshtë, duke lëshuar flokët e lagura dhe kishte vendosur grim të lehtë.

Katy ka veshur Who Decides War nga koleksioni i tyre i pranverës 2025./Indeksonline/

Katy Perry ka veshur Who Decides War nga koleksioni i tyre i pranverës 2025