75 Mall Live Search
09:19 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / L K

Momenti kur Bon Jovi hero, i shpëton jetën gruas që donte të vriste veten

Policia e Neshvillit, në Tenesi, thotë se legjenda e muzikës rock, John Bon Jovi, i ka shpëtuar jetën një gruaje që po bëhej gati të hidhej nga një urë të martën në mbrëmje.

Sipas autoriteteve, Bon Jovi i mbushi mendjen gruas që të zbriste e të mos hidhej nga ura, shkruan A2 CNN-i. “Duhet ndihma e të gjithëve për të ruajtur njëri-tjetrin”, tha drejtori i policisë lokale, John Drake.

Në një video të incidentit të publikuar nga policia e Neshvillit, Bon Jovi shihet teksa po ecën në urë me një grup xhirimi kur sheh gruan buzë urës mbi lumin e qytetit. I shoqëruar nga një person tjetër i paidentifikuar, Bon Jovi duket se i flet gruas dhe e bind të mos hidhet. Më pas, këngëtari shihet teksa e përqafon gruan.