75 Mall Live Search
10:42 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / MSH

E postoi armën në rrjete sociale, arrestohet një person në Skenderaj

Njësitet policore nga stacioni i Skenderajt, kanë identifikuar një person të dyshuar, i cili javë parë në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri, tytë shkurtër. 

Nga i dyshuari, në cilësi të provës materiale, është sekuestruar arma pistoletë të cilën dyshohet se e kishte e postuar ne rrjete sociale.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve” thuhet në njoftim të policisë.