75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / FR

Sulmohet fizikisht një femër në Leposaviq

Një konflikt midis dy personave ka ndodhur të mërkurën në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.

Një femër ka raportuar në polici se pas një mosmarrveshjeje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/