75 Mall Live Search
13:27 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / FR

Osmani udhëtoi për në Gjermani për ta pranuar çmimin e forumit M100 Sanssouci Colloquium

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Gjermani për ta pranuar çmimin e forumit ndërkombëtar M100 Sanssouci Colloquium, i cili  mbahet një herë në vit që nga viti 2005 në qyteti Potsdam.

Nominimi i presidentes Osmani është bërë nga juria e forumit me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e jurisë dhe është liderja e parë nga Ballkani që nderohet me këtë çmim.

Në njoftimin e bërë nga Juria, thuhet se presidentes Osmani i është dhënë Çmimi M100, për përkushtimin e saj ndaj vlerave evroatlantike dhe për punën e saj të palodhur në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave.

Laudation për presidenten Osmani do ta mbajë Rudolph Scharping, ish-ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë gjatë luftës në Kosovë.

Ky çmimi u jepet personaliteteve që janë të përkushtuara për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit,  të drejtave të njeriut dhe vlerave evropiane.

Përpos presidentes Osmani, laureat i këtij çmimi është edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, teksa në garë për këtë titull kanë qenë edhe personalitete të ndryshme evropiane, përfshirë presidentë dhe kryeministra.

Ky forum ndërkombëtar udhëhiqet nga kryebashkiaku i qytetit të Potsdam Mike Schubert.

Ndryshe, deri tashti me këtë çmim janë nderuar edhe personalitete të ndryshme evropiane, si: Hans-Dietrich Genscher, Bernard Kouchner, Mario Draghi, Vitali Klitschko, Alexei Naëalny, populli ukrainas dhe Lëvizja për Lirinë e Jetës së Grave Iraniane.