75 Mall Live Search
14:23 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / FR

Presidenti izraelit në Shqipëri, Begaj njofton se me të foli edhe për Kosovën

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka arritur në Shqipëri.

Ai është pritur nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj bëri të ditur se me Herzog-un kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, por edhe për Kosovën.

“Faleminderit për vizitën tuaj historike në Shqipëri, president Herzog. Diskutimet tona u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, trajtimin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike”, ka shkruar presidenti i Shqipërisë.