Grevë në aeroportin “Charleroi” në Belgjikë, anulohen fluturimet

Një grevë 24-orëshe është njoftuar për ditën e sotme në aeroportin “Charleroi” në Belgjikë.
“Të gjitha fluturimet që nisen dhe mbërrijnë në aeroportin “Charleroi” janë anuluar”, tha drejtoresha e komunikimeve e “Charleroi”-it, Nathalie Pierard.
Siç theksojnë mediat belge, udhëtarët këshillohen të mos shkojnë në aeroport dhe të kontaktojnë linjën e tyre ajrore.