75 Mall Live Search
15:08 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / G T

Boban për favoritet e Ligës së Kampionëve: Mendoj se Real Madrid dhe Manchester City janë tjetër nivel!

Legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban gjatë një interviste për “Gazzetta Dello Sport” foli për favoritët e UEFA Champions League.

Ai thotë se skuadra e Real Madridit dhe ajo e Manchester Cityt janë favorit për ta fituar UEFA Champions League, shkruan Indeksonline

“Dy favoritet më të mëdhenj për të fituar Ligën e Kampionëve janë Real Madrid dhe Manchester Cityt. Nëse dikush di të drejtojë një klub plotë yje, ai është Carlo Ancelotti. Ndërsa Pep Guardiola gjithmonë dominon me Ciyn, ai është numri një kur vjen puna për të krijuar, ndërtuar lojën. Nëse më pyesni se ku luhet futbolli më i bukur në botë, do thoja Spanja”, tha legjenda e futbollit kroat

Boban foli edhe për favoritin e Serie A dhe sipas tij është Interi me lojtarë cilësor.

“Interi është më i forti dhe i kompletuari. Frattesti nuk është mesfushori i vetëm aty, mendoj se është edhe Zielinski. Lautaro është një lojtar i madh, por ai ende nuk e ka provuar vetën në nivelin më të lartë ndërkombëtar”, vazhdoi tutje Boban

/Indeksonline/