75 Mall Live Search
08:21 / E Premte, 13 Shtator 2024 / L K

I dënuar me dy vjet burgim për ryshfet, arrestohet një 48-vjeçar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtarë policorë nga Stacioni policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, më 13.09.2024 kanë arrestuar Z.H. (viti i lindjes 1976, mashkull kosovare).

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej dy (2) vjet e dy (2) muaj për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’. Pas përfundimit të procedurave ai është dërguar në vuajtje dënimi.