75 Mall Live Search
09:54 / E Premte, 13 Shtator 2024 / L K

Parandalohet një sulm terrorist në Munchen, ja si ishte plani i sirianit

Zyra e Prokurorit Publik të Mynihut ka arrestuar një person për shkak të një plani për të sulmuar ushtarët e Bundeswehr-it . Ai tani ndodhet në paraburgim.

Siriani donte të sulmonte ushtarët gjatë pushimit të tyre të drekës në qendër të qytetit Hof ( Bavaria ) dhe të vriste sa më shumë prej tyre, thanë hetuesit të premten.

Pak ditë më parë, 27-vjeçari nga Siria ka blerë dy hanxharë të gjatë rreth 40 centimetra./Indeksonline/