Hapet valixhja e dyshimtë para objektit të Komunës së Mitrovicës, brenda kishte vetëm rroba!

Skuadra e bombave e Policisë së Kosovës ka hapur me kujdes një valixhe të dyshimtë të lënë para objektit të Komunës së Mitrovicës së Jugut.
Brenda saj mësohet se kishte vetëm rroba e asgjë tjetër të dyshimtë, transmeton IndeksOnline.
Kjo valixhe kishte alarmuar qytetarët e asaj ane të cilët menjëherë kishin telefonuar autoritetet e rendit në këtë rajon./IndeksOnline/