Serbët provokojnë, duke vendosur pamflete në veri, “Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska”

Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin e Banjskës.
“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri”, thuhet në pamfletet e vendosura nëpër vende të ndryshme në Zubin-Potok, Mitrovicë, Zveçan e Leposqviq.
Përveç kësaj, krahas fotografive bëhet thirrje edhe që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.
Komandant vetëm thuaj, fluturojmë si plumbat”, thuhet në vijim, duke iu referuar terroristit Milan Radojçiq.

Fotografitë ku shihen pamflete të tilla janë postuar në rrjetin social Telegram, nga kanali serb Koridor.
Këto pamflete vijnë pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për masa serioze” ndaj Kosovës brenda 72-orësh.
Prokuroria Speciale dy ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj rastit terroritst të Banjskës.
Në këtë rast të përfshirë janë 45 serbë, në mesin e tyre kryekrimineli Millan Radojçiq.
Siç duket serbët po vazhdojnë të përkrahin vazhdimisht edhe hapur Radojiçiq, që pas sulmit të Banjskës iku nga Kosova, e që të gjitha dyshimet qojnë se ai po jeton diku në Serbi, nën mbrojtjen e Beogradit zyrtar.
