75 Mall Live Search
16:45 / E Premte, 13 Shtator 2024 / Gj. Sh

Ballkani prezanton fanellat e reja

Edhe këtë vit, Ballkani ka prezantuar fanellat e reja, për sezoni që tashmë veç se ka filluar.

Kampioni i Kosovës ka prezantuar tre lloje të fanellave, e Portokallta që është fanella vendase, e zeza si fanellë mysafire dhe e bardha e cila është fanella e tretë, shkruan IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Dizajn i ri, epokë e re, për suksese të reja

Tifozë të dashur, prezantojmë para jush fanellat e skuadrës për edicionin 2024/25.

Ashtu sikur kemi vepruar nga viti në vit, gjithmonë me elemente të reja por me objektivat e njejta, vazhdojmë bashkë rrugëtimin drejt synimeve për sezonin e ri.

Na priftë e mbara

/IndeksOnline/