Penalltitë shpëtojnë Real Madridin, Mbappe dhe Vini ia sigurojnë tri pikë

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, pasi në javën e pestë mposhti Sociedadin me rezultatin 2:0.
Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline
Fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë shënoi Vinicius Junior në minutën e 58’të.
Dhe më pas, Kylian Mbappe në minutën e 75’të shënoi golin e dytë nga 11-metërshi.
Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 11 pikëve në pozitën e dytë./Indeksonline/
Kylian Mbappé and Vinicius Jr celebrate. 😂🤍 pic.twitter.com/ysYTANl6u0
— TC (@totalcristiano) September 14, 2024