Romës i mbetet në ”fyt” fitorja, Genoa merr një pikë në sekondat e fundit

Roma edhe pas katër ndeshjeve nuk e ka gjetur fitoren në Serie A këtë sezon.
Skudra nga kryeqyteti i Italisë, sot barazoi 1-1 në udhëtim ndaj Genoas, duke e lëshuar fitoren nga duart në fund të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Artem Dovbyk, i dha epërsinë ”verdhëkuqëve” në minutën e 37-të, gol ky i pari me fanellën e Romës. Me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.
Por Genoa nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin, disa sekonda para fundit të takimit.
Ishte mbrojtësi Koni De Winter ai i cili vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas katër ndeshjeve, Genoa ka grumbulluar pesë pikë, derisa Roma vetëm tre pikë./IndeksOnline/