75 Mall Live Search
23:09 / E Diele, 15 Shtator 2024 / MSH

Kuvendi shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një sërë aktivitetesh

Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet” nesër Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Ceremonia e hapjes fillon nga ora 10:00, me fjalimin që do të mbajë kryekuvendari Glauk Konjufca.

Fjalim do të mbajnë edhe Nancy Soderberg, drejtore e lartë rezidente e NDI-së në Kosovë, kryetarja e Forumit për Transparencë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, si dhe anëtarja e këtij forumi, Blerta Deliu-Kodra.

Më pas do të prezantohen dy video, njëra nga OSBE-ja e tjetra nga NDI-ja. Të gjitha këto aktivitete do të zhvillohen në hollin e Kuvendit, raporton Indeksonline.

Agjenda më pas do të vazhdojë si në vijim:

10:00 Panairi i organizatave të shoqërisë civile

(Holli i Kuvendit)

10:00 Kuizi i Demokracisë

(Oborri i Kuvendit)

Ky aktivitet organizohet me mbështetje nga NDI.

11:00 Tryezë diskutimi “Zgjedhjet dhe teknologjia”

Moderim: Rezarta Krasniqi, D4D

(Salla 506, Kuvendi i Kosovës)

*Ky aktivitet organizohet me mbështetje nga D4D dhe NDI.

10:30 Punëtori për Demokraci – Demos

(Oborri i Kuvendit)

13:30 Panel diskutimi “Sporti dhe Demokracia: Një vizion i ri për

të ardhmen”

(Salla 506, Kuvendi i Kosovës)