75 Mall Live Search
07:39 / E Hënë, 16 Shtator 2024 / L K

Java nis me mot me shi

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar mot të vranët e me reshje shiu në javën e fundit të stinës së verës, në periudhën 16-20 shtator.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. 

“Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, kur kemi parasysh cilësinë e ajrit dhe  përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore”, ka thënë IHMK-ja.