Atentatori i Trump mbështetës i Ukrainës, reagon Moska: Të luash me zjarrin të sjell pasoja

Kremlini tha të hënën se “luajtja me zjarrin ka pasojat e veta” pas raportimeve për lidhjen midis dyshuarit të atentatit të Donald Trump dhe Ukrainës. “Nuk jemi ne ata që duhet të mendojmë për këtë, por agjencitë e inteligjencës amerikane. Në çdo rast, të luash me zjarrin ka pasojat e veta,” u tha zëdhënësi Dmitry Peskov gazetarëve në një konferencë për shtyp kur u pyet nëse Kremlini i konsideronte këto lidhje, si dhe mendimet e tij për këtë çështje.
Duke u shprehur se Rusia po monitoron nga afër situatën në SHBA, Peskov tha se situata rreth garës presidenciale në SHBA është “e tensionuar”. Ai vazhdoi duke mohuar ndërhyrjen e Rusisë në situatën politike në SHBA. Trump ishte objektivi i asaj që Byroja Federale e Hetimit (FBI) tha se “duket të jetë një atentat në tentativë” në klubin e tij të golfit në Uest Palm Beach, Florida.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Florida u thanë gazetarëve se ata kapën një të dyshuar që u pa nga agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA me një pushkë sulmi të stilit AK-47 jashtë klubit të golfit të Trump.
I dyshuari u identifikua si Ryan Uesley Routh, 58 vjeç, nga HaUaii, raportoi NY Times, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të zbatimit të ligjit. Routh i tha më parë NY Times se ai shkoi në Ukrainë menjëherë pas fillimit të “operacionit special ushtarak” të Rusisë në shkurt 2022 për të inkurajuar njerëzit të luftojnë për vendin. /balkanweb