75 Mall Live Search
08:25 / E Martë, 17 Shtator 2024 / AR

Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë, e sulmoi seksualisht një grua

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dje në Prishtinë nën dyshimin se e kishte sulmuar seksualisht një grua.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 16.09.2024 – 16:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.