U dogjën dy vetura mbrëmë në një autosallon, zjarri ishte i qëllimshëm, u kap edhe nga kamerat

Autosalloni “Fitimi”, në Çagllavicë të Prishtinës, mbrëmë është përfshirë nga një zjarr i madh, ku janë djegur dy vetura .
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zjarri i shkaktuar ishte i qëllimshëm nga persona të panjohur dhe se janë kapur nga kamerat e sigurisë.
PK-ja thotë se rasti është duke u hetuar.
IndeksOnline ka raportuar dje në lidhje më këtë ngjarje.