75 Mall Live Search
15:31 / E Martë, 17 Shtator 2024 / L K

Kjo është Gjyli, arsimtarja e arrestuar në Pejë, me 30 mijë euro qarkullim bankar

Një mësimdhënëse e shkollës “Xhemajl Kada” është arrestuar sot në Pejë me dyshimet për veprën e mashtrimit. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se arsimtarja e arrestuar është Gjylfidone Morina, e njohur si Gjyli.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Morina ka mashtruar 14 persona me dokumentet për aplikim në subvencionet për bujqësi.

Dyshimet ndaj saj filluan pasi janë regjistruar afro 30 mijë euro qarkullim në xhirollogarinë e saj bankare.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin 48 orë për të dyshuaren./Indeksonline/