Rrihen mes vete dy persona në Podujevë, lëndohet një vajzë

Një vajzë ka pësuar lëndime trupore pasi ka tentuar t’i ndante dy meshkuj që u përleshën fizikisht.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Bajqinë të Podujevës, shkruan Indeksonline.
Sipas policisë, një mosmarrëveshje mes të dyshuarve ka çuar në përleshje fizike.
Vajza që pësoi lëndime trupore ka pranuar trajtim mjekësor.
“Lidhur me rastin janë intervistuar edhe disa dëshmitarë. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes” thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/