75 Mall Live Search
09:03 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / MSH

Tejkaloi kolonën/ Policia ia merr patentëshoferin një 73-vjeçari në Ferizaj

Pasditen e djeshme, policia në Ferizaj është njoftuar se në rrugën “Reçaku”, një shofer ka tejkaluar kolonën e automjeteve, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

Shoferi H.G., 73-vjeçar, është identifikuar nga njësitet relevante dhe është gjobitur, shkruan Indeksonline.

Policia bën të ditur se i dyshuari është dënuar me 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe heqje të patentëshoferit për 3 muaj.

“Me këtë rast, policia rajonale në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë  shenjat dhe rregullat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon policia.