75 Mall Live Search
09:10 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / MSH

Një person plagoset me thikë në oborrin e emergjencës në Gjilan

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është plagosur me thikë në oborrin e emergjencës në Gjilan.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30, shkruan Indeksonline.

Sipas policisë, i dyshuari për tentativë vrasjeje të viktimës është arrestuar.

Për shkak të lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK, për trajtim mjekësor.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./Indeksonline/