75 Mall Live Search
09:48 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / k.v

Rritet numri i gjobave në trafik, vetëm dje u gjobiten 2704 qytetarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 57 aksidente trafiku prej të cilave 23 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, aksidentet në trafik kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa me të gjitha është marrë njësiti i trafikut.

Ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, policia brenda 24 orëve ka shqiptuar 2704 gjoba kundërvajtëse./IndeksOnline/