75 Mall Live Search
09:54 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / k.v

Policia: Dje arrestuam 9 persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit ka arrestuar nëntë persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale, transmeton IndeksOnline.

Arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit, ndërsa për të gjitha është njoftuar prokurori i shtetit.

Shtatë prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes, një në vuajtje dënimi dhe një është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/