75 Mall Live Search
13:10 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / MSH

Vuçiq dhe sekretari i Vatikanit flasin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar me sekretarin e shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, me të cilin thotë se ka diskutuar për Kosovën.

Në një njoftim të lëshuar në Instagram, Vuçiq është shprehur i lumtur për Vatikanin në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“E vlerësojmë lart qëndrimin parimor të Selisë së Shenjtë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mirëkuptimin për qëndrimin e Serbisë, i cili bazohet në respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.

Derisa, ai ka shtuar se për Serbinë është me rëndësi “çështja e mbrojtjes, respektimit dhe përmirësimit të të drejtave të serbe dhe pakicave të tjera joshqiptare në Kosovë”.