75 Mall Live Search
17:23 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / Gj. Sh

Real Madridi sytë nga Premierliga, synon transferimin e tre yjeve

Real Madrid ka nisur të mendoj për transferimet e vitit të ardhshëm.

Kylian Mbappe dhe braziliani Endrick ishin dy prurjet e kësaj vere të klubit mbretëror, shkruan IndeksOnline.

Por Kampioni Evropian për sezonin e ardhshëm synon të përforcohet në mbrojtje dhe mesfushë.

Sipas mediave spanjolle, Reali dëshiron transferimin e tre yjeve të Premierligës angleze, Rodrin e Manchester Cityt, Trent Alexander-Arnoldin e Liverpulit dhe William Saliban e Arsenalit./IndeksOnline/