Aktori i njohur habit me pamjen, e krahasojnë me Brad Pitt-in

Në rrjetet sociale po përhapen foto të reja të aktorit amerikan Chris Pine.
Chris shfaqet rrallë në publik, por këtë herë paparacët e kapën duke shijuar pushimet në Portofino me të dashurën e tij, transmeton Indeksonline.
Në internet u përhapën me shpejtësi fotot e çiftit, të cilët po pushonin në diell me rroba banje. Të shumtë janë komentet për look-un e ri të aktorit, të cilin ai e prezantoi pak muaj më parë në premierën e filmit Pool Man në Los Angeles. Flokët dhe mjekra e tij e gjatë e bënë atë pothuajse të panjohur dhe shumë e krahasuan me Brad Pitt.
Reagimet e publikut për paraqitjen e tij në premierë ishin të shumta. “Chris Pine pastrehë”, “Nuk mund të besoj se më pëlqente më parë”, “Brad Pitt për të varfërit”, “A është kjo e vërtetë?”, “Kriza e mesjetës”, “Çfarë po ndodh?”, janë vetëm një disa nga qindra komentet./Indeksonline/
