Milan humb durimin me Fonsecan, nis kontaktet me ish-trajnerin e Dortmundit

Paulo Fonseca nuk e ka të sigurt të ardhmen në stolin e Milanit.
Trajneri portugez e ka nisur shumë keq sezonin e ri, derisa humbje e mbrëmshme me rezultat 3-1 në shtëpi nga Liverpuli në Ligën e Kampionëve, ka bërë që drejtuesit e klubit kuqezi të gjejnë pasardhësin e tij, shkruan IndeksOnline.
Sipas Milan News, një nga kandidatët e mundshëm për ta zënë vendin e Fonsecas, është trajneri kroat, Edin Terzic, i cili së fundi ishte pjesë e Borusia Dortmundit.

Madje ai ishte mbrëmë në ”San Siro” për ta ndjekur ndeshjen mes Milanit dhe Liverpulit.
Derbi ”Della Madonina’ në fundjavë ndaj Interit, do të jetë vendimtar për të ardhmen e Fonsecas./IndeksOnline/