75 Mall Live Search
22:13 / E Enjte, 19 Shtator 2024 / Gj. Sh

Të dielën në një ligë gjermane skuadra shqiptare do të përballet me skuadrën serbe

Skuadra futbollistike kosovare, që bën gara në Gjermani, FC Kosova Frankfurt ll, këtë fundjavë do të ketë një ndeshje të rëndësishme.

Ata të dielen do të përbalen me rivelin e urryer, skuadrën serbe, FC Tempo.

FC Kosova Ffm II, ka ecuri fantastike këtë sezon, duke shënuar gjashtë fitore në po aq ndeshje, duke shënuar 42 gola dhe pësuar vetëm pesë.

Ata janë lider në tabelë dhe kërkojnë mbeshtetjen e shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, që të shënojnë fitoren e radhës, kundër skuadrës serbe./IndeksOnline/