75 Mall Live Search
11:48 / E Premte, 20 Shtator 2024 / k.v

Vazhdon intervistimi i Dejona Mihalit, ka dy orë që është futur në prokurori

Ka më shumë se dy orë prej kur koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale.

Ajo ka pranuar një ftesë javën e kaluar për t’u paraqitur në këtë institucion për disa raste të korrupsionit.

Ajo është parë e vetme teksa futej në prokurori, ndërsa nuk dihet nëse do të deklarohet para mediave pas intervistimit./IndeksOnline/