Andin Rashica largohet nga Prishtina, karrierën e vazhdon në Turqi

Ish-trajneri dhe asistent te KB Prishtina, Andin Rashica, është larguar nga kjo e fundit pothuajse pas një dekade.
Rashica karrierën do ta vazhdojë në në Turqi, te skuadra e njohur Manisa Basket – ku do të jetë asistent-trajner, shkruan Indeksonline
Me Prishtinën “Dino” fitoi plotë 27 trofe, duke përfshirë edhe dy tituj si trajner, Kupën dhe Superkupën.
“Falenderojmë Rashicën për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për klubin për më shumë se një dekadë, teksa me krenari ju njoftojmë se ai ka bërë një hap para në karrierë, duke u angazhuar si ndihmëstrajner i parë në skuadrën turke Manisa Basket e cila garon në Superligën Turke dhe në FIBA Champions League”, shkruhet në njofimin e klubit kryeqytetas